Galaxy - Për ne
Menaxhmenti I Poliklinikës Galaxy drejtuar pacientëve, klientëve, personelit miqëve dhe bashkëpunëtorëve të Poliklinikës Galaxy.
Për ne
Kualitet dhe Standarde Medicinave
Investimet Tona
Fjale nga menaxhmenti

Të nderuar pacientë dhe klientë të Poliklinikës Galaxy,
Të dashur bashkëpunëtorë e miq,

Ky shkrim eshte menduar që të ju shërbejë si informatë dhe udhërrëfyes nga ana e stafit menaxhues të Poliklinikës Galaxy me qëllim të shtimit të informacionit dhe njoftimit publik për veprimtarinë, të kaluarën të sotmen dhe të ardhmen e Poliklinikës Galaxy, synimet, detyrimet dhe angazhimet e Poliklinikës Galaxy si institucion I pavarur privat shëndetësorë që funksionon në Kosovë që nga dhjetori i vitit 1989.

Poliklinika Galaxy është institucion privat shëndetësorë e themeluar me iniciativë dhe financim personal të biznesmenit nga Tetova Z. Abdirrahim Idrizi në Dhjetorë të vitit 1989, atë botë si nevojë e domosdoshme e kohës për të pasur një vatër (institucion shëndetësorë) në funksion të qytetarëve të Kosovës për mbrojtje institucionale shëndetësore në kohën kur sistemi publik ishte I uzurpuar nga okupatori dhe kur mundësitë e kurimit të popullatës Kosovare në këto institucione ishin të cënuara nga pushtuesi Serb.

Njëzet vite punë, njëzet vite rrugëtim me historinë, ngjarjet, luftërat, nëpërkëmbjet dhe rimëkëmbjet e këtij populli, njëzet vite Poliklinika Galaxy në mënyrë proporcionale ka ndjekur, ka bashkëjetuar, ka bashkëndjerë dhe I është bashkëngjitur të gjitha ngjarjeve në Kosovë, në Luginen e Preshevës dhe ne Maqedoni.

Qëllimi dhe synimi I kësaj poliklinike në themelimin e sajë ka qenë ndihma mjekësore, arsimore dhe edukative për popullin, nxënësit, studentët dhe në veqanti të sëmurët e Kosovës.

Duke udhëtuar nëpër vite së bashku me ju të nderuar pacientë dhe klientë Poliklinika Galaxy është modifikuar, reformuar, rimodeluar, furnizuar me staf mjekësorë dhe aparatura moderne mjekësore duke marrë kështu tiparet e institucionit bashkëkohorë, serioz që ofron kushte solide për diagnostikim dhe trajtim efikas.
Po kështu për personelin që punon dhe vepron në Galaxy është krijuar një “Oazë” ku ata mund të gjejnë kënaqësinë në punë, kushte dhe ambient të këndëshëm, dhe shpagimin intelektual për punën e tyre të palodhshme që fatkeqësisht ka qenë dhe është e munguar për këtë kategori të profesionistëve dhe expertëve Kosovarë.

Sot Poliklinika Galaxy vazhdon të funksion e pavarur nën drejtimin e themeluesit të sajë dhe financohet nga të ardhurat vetanake që gjeneron poliklinika si bashkësi legjitime në mes mjekëve, personelit mjekësorë dhe juve të nderuar pacientë dhe klientë.

Sot në Republikën e Kosovës kanë lulëzuar institucione të shumëta private shëndetësore krahas sistemit publik shëndetësorë që tashmë është në shërbim të popullit tonë, ne vazhdojmë…
Nuk duam të themi që jemi më të mirët, apo që jemi të parët, apo që jemi të pazëvendësueshem por duam të pohojmë dhe pranojmë para juve që vazhdojmë të punojmë të ngrisim cilësinë e punës dhe mundohemi që pacientëve dhe kliëntëve tanë pa të cilët ekzistenca jonë do të ishte e pavlefshme të ju sigurojmë kushte dhe rrethana sa më të mira dhe më bashkëkohore për tu diagnostikuar, trajtuar dhe shëruar dhe për të kaluar cdo sfidë që cënon shëndetin e tyre që për neve është njëlloj I vlefshëm.

Ju dëshirojmë udhëtim të këndëshëm në web sit – in e ri që Poliklinika Galaxy ofron në shërbimin tuaj me qëllim që lidhja dhe mardhënja jonë të forcohet, me qëllim që të jemi më afër jush me informacion dhe me qëllim që të jeni ju ata që vlerësoni kualitetet tona dhe të bëheni pjesë e pandashme e rrugëtimit tonë.

Ju falemnderit shumë…

© 2010 Poliklinika-Galaxy.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara.