Stafi
Fjala e Z. Abdirahim Idrizi me rastin e 14 vjetorin të themelimit të Poliklinikës “Galaxy”
Stafi menaxhues
Personeli mjekesor
Personeli i mesem

I nderuari

Bashkëpunëtorë dhe musafirë të nderuar,

Zonja dhe zotërinjë,

Më lejoni që të ju dëshiroj mirëseardhje të përzemërt në këtë solemnitet me rastin e shënimin të 14 vjetorit të themelimit të ESh “Galaxy”.

Ky solemnitet është solemnitet i të gjithë neve së bashku. Secili prej jush, në mënyrën e vet, ka kontribuar që ky institucion shëndetësor të jetë i respektuar nga pacientët për nivelin e lakmueshëm të shërbimeve shëndetësore që ofron, duke garantuar zhvillim të mëtejmë të strukturës së vet organizative, llojllojshmërisë të shërbimeve mjekësore dhe kualitetit të tyre.

Para 14 vitesh, ESh “Galaxy” u themelua si imperativ i rrethanave të disfavorshme për sistemin shëndetësor dhe popullin e Kosovës. I pari i këtij lloji në Kosovë, kur këtu nuk kishte as edhe një organizatë e huaj humanitare, ky institucion shëndetësor ishte nisma e sistemit paralel shendetësor, shpresa dhe prehja e domosdoshme për popullin e Kosovës dhe shembulli pozitiv për të tjetër.

Brenda viteve të vështira për të gjithë ne, ky institucion shëndetësor shërbeu si bazë e rëndësishme edukative e shkencore. Mbi 150 studentë të mjekësisë dhe 70 nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë brenda çdo viti akademik e kryenin mësimin e tyre praktik në këtë institucion. Këtu janë përgatitur magistratura e doktoratura dhe janë mbajtur provime specialistike. Të gjitha këto në shërbim të funksionimit të sistemit arsimor të asaj kohe.

ESh “Galaxy” me personelin e vet e përkrahu fuqimisht rezistencën dhe luftën për lirinë e Kosovës, duke ofruar ndihmë të pakursyer mjekësore, pajisje dhe mediamente, ashtu edhe përkrahje finaciare e materiale. Kontributi i këtij institucioni shëndetësor është më së miri i personifikuar në jetën dhe veprën e njerin prej themeluesve kryesor të ESh “Galaxy”, Dr. Shpëtim Robaj.

Zonja dhe zotërinjë, musafirë të nderuar,

Jemi krenar me të arriturat tona dhe mburremi me të kaluarën tonë. Por nuk jemi të kënaqur. Qëllimi i jonë është zhvillimi i mëtejmë i ESh “Galaxy”, ashtu që të paraqet shembullin e institucionit të mirëfilltë privat që funksionon në kuadër të sistemit të përgjithshëm shëndetësor të Kosovës. Duke synuar standardet më të larta në shërbimet shëndetësore, dëshirojmë që të kontibojmë në organizimin më të mirë të sektorit privat shëndetësorë dhe funksionimin e tij në pajtim me ligjin, duke paraqitur kështu një konkurencë lojale dhe sfidë për sektorin publik të sistemit shëndetësorë.

Në këto përpjekje, përkrahja profesionale, morale e politike e të gjithë ju që jeni të pranishëm këtu, është qenësore.

Ju falemnerit,

© 2010 Poliklinika-Galaxy.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara.