Stafi
Dr. Fatime Shkodra – Spec. i Mjekësisë Familiare
Stafi menaxhues
Personeli mjekesor
Personeli i mesem

Une jam Fatime Shkodra. Kam lindur me 19.09.1959 ne Prishtine. Shkollen fillore dhe te mesme i kam kryer ne Prishtine, pastaj kam filluar te studioj ne Fakultetin e Mjekesise, kam fituar bursin gjer ne mbarimin e studimeve ne QKU ne Prishtinë.

Me 1988 kam punuar ne shkollën e Mesme te Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” ne Prishtinë. Kam ligjëruar ne keto lendë: Anatomi, Patologji, Medicina Interne, Higjienë. Gjatë okupimit serb kam qenë e obliguar qe te lëshoj vendin e punës sikurse edhe mjekët tjerë shqiptare. Me 1992 e kam dhëne kontributin tim në Shoqatën Humanitare “Nena Terezë” ne Prishtinë e gjer me 1996. Pastaj kam filluar të punoj në Shtepinë e Shëndetit ne Shtimje. Me 1998 u transferova ne Fushë-Kosovë afër Prishtinës ku punova gjer në fillimin e luftës.

Mbas lufte fillova të punoj në Shtepinë e Shëndetit në Prishtinë. Me 2000 mora specializimin nga mjekësia familjare e gjithashtu edhe trajnimin për trajnere të mjekëve familjar. Gjatë kësaj kohë kam qene ne Londër me një grup mjekësh për nje studim te shkurtë për të parë punën e mjekëve familjarë atje.

Njëkohësisht gjatë trajnimit kam punuar librin tim të pare kryqi i kuq i Kosoves. Në kete kohe kam punuar në poliklinikën private të quajtur “Galaxy” në Prishtinë. Kam marrë pjesë ne simpoziumet e para ne Kosovë, gjithashtu kam ndjekur edhe ligjërata për magjistraturë në Shëndetin Publik.

Tani jam koordinatore e medicinës në grupin e Sooroptimisteve të Kosovës në Prishtinë dhe punoj ne QMF numër V/5 ne Prishtinë dhe në poliklinikën private “Galaxy” si specialiste e mjekesisë familjare.

© 2010 Poliklinika-Galaxy.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara.