Galaxy - Për ne
P‰‰er ne
Për ne
Kualitet dhe Standarde Medicinave
Investimet Tona
Fjale nga menaxhmenti

Poliklinika “Galaxy” u themelua në dhjetor të vitit 1990. Në atë kohë “Galaxy” ishte shpresa e prehja e domosdoshme për popullin e Kosovës dhe nisma e sistemit paralel shëndetësor.

Poliklinika “Galaxy” shërbeu si bazë e rëndësishme mjekësore, edukative e shkencore, deri në mars të vitit 1999. Mbi 150 studentë të mjekësisë, 70 nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë dhe 22 mjek të rinjë, brenda çdo viti akademik e kryenin mësimin e tyre praktik dhe stazhin e obliguar në këtë institucion. Gjatë kësaj kohe, në polikliniken “Galaxy” janë përgatitur magistratura e doktoratura dhe janë mbajtur provime specialistike.

Poliklinika “Galaxy” me personelin e vet e përkrahu fuqimisht rezistencën dhe luftën për lirinë e Kosovës, duke ofruar ndihmë të pakursyer mjekësore, në pajisje, mediamente dhe mjete financiare. Ashtu siç ka bërë edhe gjatë luftës në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni.

Poliklinika “Galaxy” është duke u zhvilluar e zgjeruar në veprimtarinë e vet. Ne synojmë standardet më të larta në shërbimet shëndetësore. Me shembullin tonë po e ndihmojmë organizimin më të mirë të sektorit privat shëndetësor. Ne dëshirojmë të jemi konkurencë lojale dhe sfidë për sektorin publik të sistemit shëndetësor të Kosovës.

© 2010 Poliklinika-Galaxy.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara.